Një qytet përfshihet nga përmbytjet në Itali

20:35 | 26 Dhjetor 2019
L G

Policia bashkiake në San Martino Valle Caudina në rajonin e Avellinos ka publikuar pamjet e frikshme të filmuara nga kamerat e sigurisë të përmbytjeve të qytetit.

Si pasojë e motit të keq në rajonin e Avellinos, në ditët e fundit, është fryrë tej mase një lumë nëntokësor i cili më pas ka çarë asfaltin në qendër të qytetit të vogël dhe ka pushtuar rrugët në pak minuta.

Sipas autoriteteve lokale këto përmbytje kanë shkaktuar dëme me vlerë 5 milionë euro dhe detyruan mbi 300 banorë të evakuohen nga zonat e rrezikuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme