Tash e disa javë stafi i arbresh.info ka përgatitur për ndjekësit e tij emisione me Policinë e Kosovës, kryesisht me Policinë e Trafikut Rrugor, në mënyrë që qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë me të informuar se si punon Policia e Kosovës, cilat janë gjobat dhe dënimet që shqiptohen për kundërvajtësit në trafik etj, e kësaj radhe për fundvit kemi diçka më të veçantë.
Këtë javë kemi vëzhguar dhe përcjell nga fillimi e deri në fund se si operon Njësia Speciale nëpër qytet, cilat janë mjetet me të cilat ata punojnë dhe çfarë masa merren ndaj shkelësve të ligjit.
Kjo pra është Njësia Speciale Operative e Kosovës me bazë në Mitrovicë në kampin ‘Belvedere’.
Kjo njësi operon në kuadër të Drejtorisë së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Ekipi i portalit arbresh.info ka shkuar në kampin ‘Belvedere’ për të vëzhguar komplet një ditë pune të këtij njësiti, duke filluar kështu nga mbajtja e mbledhjes apo Briefing-ut ku edhe caktohen detyrat për secilin ekip që do të dal në teren dhe pikat e kontrollit e deri tek ndonjë aksion i mundshëm i cili mund edhe të bëhet në bashkëpunim me drejtoritë rajonale operative përkatëse.
Dita e këtij njësiti fillon me mbajtjen e Briefingut në sallën e takimeve, ku të gjithë policët shkojnë aty dhe presin derisa të vij Komandanti dhe Shefi i Operativës.
Komandant, Major, Bekim Bislmi dhe Shefi i Operativës, Fatmir Balaj bëjnë gati planin ditor, ai fillon këtë mbledhje duke i falënderuar të gjithë pjesëtarët për punën e palodhshme që ata bëjnë, përkushtimin, angazhimin e shfaqur në kuadër të planit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për ngritjen e masave të sigurisë në kohën e festave të fundvitit.
“Fillimisht du me ju falënderu të gjithëve për përkushtimin dhe angazhimin që jeni duke e shfaq në kuadër të një plani prej Drejtorisë t ‘Përgjithshme të Policisë, ngritja e masave të sigurisë për festat e fundvitit”, thotë Bekim Bislimi.
Ai thekson se si rezultat i bashkëpunimit dhe punës së tyre, është arritur që gjatë aksioneve të ndërmarra të konfiskohen lëndë narkotike, armë të ftohta dhe armë zjarri.
Komandant Bislimi për fund kërkon nga i gjithë stafi të vazhdojnë bashkëpunimin dhe punën me të njëjtin intensitet edhe në ditët në vijim.
Pastaj fjalën e merr Shefi i Operativës, Fatmir Balaj fillimisht thekson se nga kjo ditë edhe fillon zyrtarisht sezona e festave dhe nga ky njësit kërkohet që të rritet masa e sigurisë nëpër pikat ku ata asistojnë në kuadër të drejtorive rajonale.
Tutje Balaj vazhdon me ndarjen e ekipeve për orarin nga ora 16:00 deri në ora 24:00 në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë, Pejë dhe Gjakovë, dhe e diskuton ndarjen e veturave dhe pajisjeve të cilat duhet marrë me vete si p.sh: armët e gjata, pajisjet taktike, pajisjet për hyrje.
Pas mbajtjes së mbledhjes bëhen gati të gjitha ekipet për nisje nëpër lokacionet e caktuara të kontrollit, fillimisht duke fut në veturë mjetet e punës, pastaj e gjithë njësia së bashku dalin nga kampi për t’u akomoduar nëpër veturat përkatëse dhe kështu edhe bëhet nisja e tyre.
Ekipi ynë shoqëroi në terren njërin nga ekipet që do të ushtronte kontroll në një pikë në qytetin e Pejës saktësisht në rrugën: Papa Klementi 25.
Në një pikë kontrolli ku do të ndalohen veturat pjesëmarrëse në komunikacion, këtu policia sapo zbresin nga veturat e tyre, bëjnë vendosjen e konave për të siguruar hapësirën duke pasur kështu parasysh edhe hapësirën për të gjithë kundërvajtësit që do të ndalohen në mënyrë që të mos bllokohet komunikacioni, dhe njëkohësisht për sigurinë e policëve.
Pas vendosjes së koneve dhe sigurimit të hapësirës së nevojshme për ndaljen e veturave, njoftohet edhe Drejtoria Rajonale për vendosjen e PKV-së (Pikave të kontrollit).
Gjatë këtij aksioni policia ndalon vetura për të bërë verifikimin e dokumenteve të nevojshme dhe kontrolli i ndonjë veture nëse e sheh të arsyeshme policia një gjë të tillë.
Vetura e parë e ndaluar përbën një kontroll rutinore, ku policia nga vozitësi kërkon dokumentacionin e pyet se a ka ndonjë gjë të paligjshme në veturë dhe I kërkon atij që ta hap bagazhin ku edhe I bëhet veturës një kontroll jo e detajizuar.
Tutje vazhdon edhe ndalimi i disa veturave të tjera me të njëjtën rutinë, duke u bërë verifikimi i dokumentacionit të shoferëve dhe kontrollimi i veturave.
Shefi i Operativës, Fatmir Balaj tregon se kjo pikë kontrolli është caktuar në bazë të planit operativ me qëllim ngritjen e sigurisë për shkak të festave të fundvitit.
Balaj thotë se prania e njësive speciale nëpër sheshe dhe pika të kontrollit është që të gjithë qytetarët të festojnë lirshëm dhe të ndihen të sigurtë.
Ai thotë se Njësia Speciale i asiston Drejtorive Rajonale për të gjitha detyrat policore varësisht nga kërkesat e tyre, duke filluar nga detyrat speciale apo më specifike e deri tek ato rutinore.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia në fokus ka parandalim e akteve kriminale, dukuritë negative dhe veprave penale.
Kapiteni Fatmir Balaj për arbresh.info ka treguar se gjatë kontrolleve rutinë të veturave të cilat marrin pjesë në komunikacion të kenë hasur në persona të kërkuar nga policia, dhe ka treguar se cilat janë masat që merren ndaj këtij personi.
Gjatë operimit të këtyre ekipeve nëpër pika të kontrollimit Balaj tregon mjetet me të cilat operojnë ata siç janë: konave te trafikut, armët e gjata, pajisjet për hyrje me forcë ne ndonjë objekt etj.
Gjatë një orari të punës së këtij njësiti ndërrohen edhe lokacionet ku ata patrullojnë, në një pikë kontrolli zakonisht qëndrohet sipas vlerësimit, më pas vazhdohet në pikat tjera të caktuara.
Shefi i Operativës së Njësisë Speciale me lokacion në Mitrovicë, Fatmir Balaj apelon tek të gjithë qytetarët që të festojnë përgjegjshëm, të kenë kujdes me mjetet piroteknike si dhe i uron ata për të gjitha festat e fundvitit.
Policia ende vazhdon me ndalimin e veturave, e në këtë veturë identifikohet që janë tre të rinj, pas verifikimit të dokumentacionit policia bën një kontroll të detajuar të veturës për të bërë identifikimin se a kanë ndonjë gjë të paligjshme në veturë dhe pastaj edhe kontrollon të tre personat që ishin në veturë.
Kontrollimi i detajuar i veturës dhe personave që ishin në të rezultoi se ngasësi i veturës ishte i pajisur më të gjitha dokumentet e nevojshme, nuk kishte asgjë të paligjshme në veturë dhe kështu lihet i lirë për të vazhduar.
Pastaj shkuam tek sheshi i qyteti të Pejës, tani në agjendën e policisë është që të bëhet patrullimi në këmbë nëpër shesh e krejt kjo që të gjithë qytetarët pa dallim të ndihën të sigurtë dhe të manifestojnë lirshëm.
Këtij njësiti policor I’u kërkua nga Drejtoria e Policisë Rajonale në Pejë që t’iu asistojnë në njërën prej pikave të kontrollit, u takuan me njësitin përkatës dhe vazhduan drejt pikës së caktuar për patrullim.
Majori Bekim Bislmi na tregon lokacionin se ku do të bëhet patrullimi në asistencë të policisë rajonale të Pejës, ku detyrë e tyre do të jetë sigurimi i parametrit të jashtëm.
Edhe këtu si në pikën e mëparshëm bëhet vendosja e konave për kufizimin e hapësirës së sigurisë duke pasur kështu parasysh hapësirën për të gjithë kundërvajtësit që do të ndalohen në mënyrë që të mos bllokohet komunikacioni dhe bëhet njoftimi tek qendra operative në Pejë për pikën e kontrollit.
E edhe këtu i njëjti proces mbahet si në pikën e parë të kontrollit, ndalohet vetura e parë, kërkohet dokumentacioni i nevojshëm pas verifikimit të tij, vozitësit i kërkohet që të dal nga vetura për ta kontrolluar atë dhe pas kontrollimit të tij I bëhet një kontroll jo e detajuar e veturës së tij e krejt kjo rezulton që me personin në fjalë dhe veturën e tij, gjithçka ishte në rregull.
Vetura e radhës që u ndalua ishte e pajisur vetëm me një targë e këtu Major Bekim Bislimi tregon se pse është ndaluar kjo veturë dhe cilat janë masat që ndërmerren ndaj këtij personi.
Kështu edhe vazhdon puna e Policisë, e komplet aksioni i ndërmarr nga Policia për pikat e kontrollit për të verifikuar të gjithë kundërvajtësit përfundoi suksesshëm pa ndonjë rast specifik të shkeljeve të ligjit apo posedimit të ndonjë substancë narkotike, armëve pa leje ose mos pajisja me dokumentacion nga ana e qytetarëve.
N’ trafik me Policinë e Kosovës është emision i veçantë që realizohet nga arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ky emision ka për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion, këmbësorëve dhe shoferëve, në lidhje me respektimin e rregullave të komunikacionit./arbresh.info/
Prodhim i arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës
Gazetare: Arditë Shkodra
Kamerë: Safet Hyseni
Dhjetor 2019
Mitrovicë
Pejë
Rr. Papa Klementi 25
Pejë rruga e UQK-së
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor