Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe kandidati për kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas konstituimit të Kuvendit.
Kurti, për media u shpreh i bindur se me këtë hap është treguar një lloj qytetërimi demokratik, sepse sipas tij, për dallim nga legjislatura e gjashtë, kjo legjislaturë nuk e bllokoi konstituimin e institucioneve.
Kurti, po ashtu u shpreh i bindur se do t’i tejkalojnë të gjitha pengesat dhe shumë shpejt të formohet edhe qeveria e re
“Sot është një ditë shumë e mirë për demokracinë , për shtet ndërtimin e Kosovës, meqenëse u konstitua Kuvendi i ri. Kuvendi është tempulli i demokracisë dhe i ligjvënies, prandaj jam i bindur që me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik, sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë, ne nuk kemi bllokuar konstituimin e institucioneve, dhe me dashamirësinë dhe interesin e përgjithshëm para çfarëdo lloj interesi tjetër, besoj që do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi qeveri të re, ashtu siç e patëm edhe kuvendin”, tha Kurti.
Ai, tha se janë në kontakte me LDK-në dhe se do të vazhdojnë takimet për një marrëveshje.
Sipas tij, konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk ishte befasi.
“Ne jemi në kontakt të rregullt, me siguri që do të kemi komunikim, bashkëpunim, takime. Unë nuk e do kush dhe sa ka qenë në dijeni, por nuk mendoj që mund të ketë qenë befasi”, u shpreh ai./arbresh.info
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...