Google ADS

Kuvendi miraton komisionin e përkohshëm për verifikimin e mandatit

15:34 | 26 Dhjetor 2019
M. A.

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e parë për konstituimin e legjislaturës së shtatë.

111 deputetë sa janë aktualisht në sallë kanë votuar ‘pro’ miratimit të komisionit për verifikimin e mandatit, shkruan arbresh.info

Secili subjekt parlamentar ka propozuar nga një deputet që të jenë pjesë e komisionit.

LVV ka propozuar Albulena Haxhiun. LDK ka propozuar Armend Zemajn. PDK ndërkaq ka propozuar Ganimete Musliun. AAK ndërkaq Rasim Selmanaj. Lista Serbe ka propozuar Sllavko Simiq. Koalicioni NISMA-AKR-PD ka propozuar Albulena Balaj – Halimin. Koalicioni VAKAT ka propozuar Rasim Demiri. Partia Demokratike Turke ka propozuar Fidan Jilta. Partia Liberale Egjiptiane ka propozuar Veton Berisha. Partia e Re demokratike ka propozuar Emilia Rexhepi. Partia e Ashkalinjëve për Integrim kanë propozuar për komision Hetem Arifin. Partia e Bashkuar Gorane, Elbert Krasniqi. Partia Rome e Bashkuar ka propozuar Albert Kinolli.

Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme