Formacionet zyrtare, Bournemouth – Arsenal, Xhaka titullar

15:10 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Ka mbetur me pak se një orë para se të fillojë ndeshja mes Bournemouth dhe Arsenal në kuadër të javës së 18-të në Premierë Ligë.

Për Mikel Arteta kjo do të jetë ndeshja e parë në krye të “Topçinjve”, andaj kërkon fitore, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku spanjoll ka besim të madh te kosovari Granit Xhaka, i cili nuk po kalon kohë të mirë në “Emirates”.

Formacionet zyrtare:

Bournemouth (4-4-2):Ramsdale, S.Cook, Mepham, Simpson, Stacey, L.Cook, Lerma, Gosling, Fraser, C.Wilson, King.

Arsenal (4-2-3-1):Leno, Maitland-Niles, Luiz, Sokratis, Saka, Torreira, Xhaka, Nelson, Ozil, Aubameyang, Lacazette.

Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 16:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme