Kanë mbetur më pak se 30 minuta deri në fillimin e seancës për konstituim të Kuvendit të Kosovës por deputetet e rinj të legjislaturës së VII ende nuk kanë filluar të hyjnë në Kuvend.
Deri më tash në sallën e seancës plenare janë vendosur vetëm personeli i Kuvendit ku deputetet pritet të japin nënshkrimet e tyre për pjesëmarrje.
Ndonëse të gjitha partitë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen po thuajse të gjithë deputetet e rinj gjenden në zyrat e partive të tyre brenda hapësirave të Kuvendit.
Kujtojmë se në këtë seancë ku pritet të zgjidhet Kryetari i Parlamentit, partia fituese e këtyre zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje do të paraqitet pa marrëveshje paraprake për koalicion më Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Të dy palët nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje shkaku i disa posteve.
Në këtë seancë konstituive do të mbetet të shihet nëse Vetëvendosja si mandatare do të mund të zgjedh Kryetarin e Parlamentit, ndonëse LDK para se seanca të filloj ka deklaruar se do do të përkrahin formimin e Qeverisë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...