Google ADS

Nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë së Veriut edhe nesër do të protestojnë kundër ndotjes së ajrit

14:13 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Në vend të bojkotimit të plotë, nxënësit e shkollave të mesme nesër do të protestojnë kundër ajrit të ndotur me braktisjen simbolike të orës mësimore në mënyrë që t’i bashkohen marshit që organizohet çdo të premte në Shkup.

Nisma që organizon çdo te premte marshin kundër ndotjes së ajrit ‘Të premtet për të ardhmen – Shkup’ ju bënë thirrje nxënësve të shkollave të mesme të bashkëngjiten në marshin i cili në orën 17:00 do të lëvizë drejt Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo periudhë e vitit arsimor është i rëndësishëm për nxënësit, por ajri i pastër është më i rëndësishëm. Për kët shkak ‘Të premtet për të ardhmen – Shkup’, nuk bëjnë thirrje për bojkotim të gjithë ditës mësimor, por në mënyrë simbolike të braktiset ora mësimore në fund të ditës dhe të bashkëngjiten në marsh”, thuhet në thirrjen drejtuar nxënësve të shkollave të mesme.

Nga kjo nismë theksojnë nuk përkrahin asnjë aktivitet tjetër jashtë këtij programi dhe se s’do ketë keqpërdorime të kauzës ekologjike për qëllime personale apo partiake.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme