LDK nuk ka hequr dorë nga posti i presidentit të vendit.
Madje nëse marrëveshje nuk pranohet nga VV atëherë LDK do të shkoj në opozitë.
Kështu ka bërë të ditur i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për medie pas mbledhjes së kryesisë së partisë, shkruan arbresh.info.
Mustafa ka thënë se janë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje për vendin.
“Unë e kisha mbledhjen e kryesisë për të trajtuar përgatitjet për konstatimin Kuvendit. Ne mbesim ende edhe më tutje të përkushtuar që vendit t’i japim zgjidhje”, ka thënë ai.
I pari i LDK-së ka shtuar gjithashtu kjo parti nuk heq dorë nga posti i presidentit.
“LDK është dakorduar qe Qeveria të ndahet proporcionalisht 5 ministri për LDK-në dhe 5 të tjera për LV -në, kryeministri dhe një zëvendëskryeministër të i takoj VV-së ndërsa zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i Kuvendit të i takoj LDK-së. LDK propozon kandidatin për president i cili plotëson të gjitha kushtet, ne mbesim pas asaj që pasi LDK të marrë këtë pozitë VV të marrë edhe një ministri dhe të shkojmë me 6 me 4”, ka shtuar ai.
Mustafa ka shtuar se nëse nuk realizohet kjo atëherë LDK do të votoje Qeverinë e re dhe do të shkojë në opozitë.
“Nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë atëherë unë po deklaroj se LDK është e gatshme të heq dorë nga të gjitha pozitat Institucionale dhe deputetët e LDK do të votojnë për Qeverinë e re nëse ata nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne dhe ne nëse tërhiqemi do të shkojmë në opozitë”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç