Google ADS

Haradinaj në ankth nga lëvizja e shtetasve rus – kërkon vigjilencë nga Policia

12:07 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës në një pritje për fund vit ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar policor.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se po e përmbyllim një vit në rendin publik e qetësinë publike për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

Haradinaj e nderoi me medaljen Gjergj Kastrioti Skendërbeu, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Sipas tij, institucionet e Kosovës e kanë kthyer fokusin kah Policia e Kosovës në aspektin e rrezikshmërisë dhe ngritjes së koeficientëve për mëditje po që sipas tij, mbetet për t’u bërë ende punë për ligjin për pensione dhe sigurime shëndetësore.

Kryeministri në detyrë kërkoi vigjilencë nga Policia e Kosovës pasi siç tha ai ka lëvizje të shpeshta në Kosovë të shtetasve rus.

“Unë i besoj Policisë së Kosovë, e di që nuk e ka lehtë, nuk është e lehtë me siguria rend publik në një vend ku është në tranzicion ende. Policia ka mbuluar vakumin më të madh në rendin publik dhe në siguri. Mos lejoni të krijohet vakum nga i cili do përfitojnë armiqtë e terrorizmit dhe ndikimi rus që agjendat e tyre me i plasur në Kosovë ka një frekuencë të shtetasve rus dhe duhet të jemi vigjilent karshi kësaj”, tha ai.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit  Qalaj me këtë rast tha se në vitin 2019, PK ka arritur ti realizoi objektivat e synuara.

Krahas mirënjohjeve që u ndan për zyrtarët policor me medaljen për mburoje policore, u nderuar familja  e policitë të vrarë në detyrë, Izet Demaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme