Ditën e djeshme u vu re mungesa në YouTube e të gjitha këngëve konkurruese në Festivalin e Kengës në RTSH.
As kënga e fitueses Arilena Ara, apo kënga e Elvanës që numëronte miliona klikime nuk gjenden në kanalin zyrtar të RTSH-së në YouTube.
Për këtë ka reaguar vetë RTSH, e cila ka treguar se fshirja e këngëve vjen si pasojë e një problemi teknik.
Të kontaktuar nga Anabel.al, RTSH bëri me dije se kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet.
Ndonëse këngët pjesëmarrëse nuk janë, në kanalin e RTSH-së në YouTube, gjenden performancat e konkurrentëve nga nata e parë, dytë dhe finale e Festivalit të Këngës.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...