Mblidhet LDK, Mustafa: Nuk kemi paraparë takim me VV-në

09:56 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur pak orë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

LDK ka mbledhur kryesinë, shkruan arbresh.info.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se nuk kanë paraparë takim me Vetëvendosjen.

“Nuk është paraparë të ketë takim për sot”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe sot në orën 15:00 pritet të mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës.

LEXO EDHE: Kur Isa Mustafa u zgjodh kryetar i Kuvendit në mungesë të marrëveshjes me Vetëvendosjen

Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, në rastin konkret, deputetja Fjolla Ujkani.

Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.

Seanca konstituive përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme