Këto ndeshje zhvillohet sot në Premierë Ligë

09:56 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Sot (e enjte) do të zhvillohen nëntë ndeshje mjaftë interesantë në kuadër të javës së 19-të në Premierë Ligës.

Derbi i javës është përballja mes Leicester Cityt dhe Liverpoolit, pasi dy skuadrat renditën në vendin e parë dhe të dytë në tabelë, transmeton portali arbresh.info.

Në ora 13:30 do zhvillohet vetëm një ndeshje, Tottenham i Jose Mourinhos pas humbjes ndaj Chelseas kërkon të kthjellë dhe do bëjë gjithçka për të mposhtur Brighton.

Ndërsa në ora 16:00 do të zhvillohet gjashtë ndeshje:

Aston Villa – Norwich

Bournemouth – Arsenal

Chelsea – Southampton

Crystal Palace – West Ham

Everton – Burnley

Sheffield United – Watford

Kurse në ora 18 :30, Manchester United shpreson fitore ndaj Newcastle United në “Old Trafford”.

Derisa derbi i javës do fillojë në ora 21:00 mes Leicester dhe Liverpool./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme