Drejtuesit e LSDM-së dhe të OBRM-PDUKM-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, do të takohen të shtunën për të diskutuar qeverinë teknike.
Zaev dhe Mickoski do të takohen së pari në qeveri në ora 5 pasdite, ndërsa kreu i BDI-së Ahmeti dhe Hristijan Mickoski do të takohen në një lokacion të panjohur në orën 7:30 pasdite.
Ky informacion konfirmohet nga selia e OBRM-PDUKM-së. Në këto takime do të diskutohet për detajet e formimit të qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të kuadrit.
Sipas marrëveshjes nga takimi i fundit i lidershipit, qeveri e re teknike duhet të formohet nën parimet e Marrëveshjes së Përzhinës, me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 prill.
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë