Në mungesë të marrëveshjes për koalicion, Isa Mustafa, më 17 korrik të vitit 2014 nuk arriti t’i sigurojë votat e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Por, në këtë post, ai u zgjodh nga votat e koalicionit LDK, AAK dhe Nisma, si dhe votat e pakicave.
Me 65 vota për, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit gjatë një seance të mbajtur pa Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Seancën e kishte vazhduar pasi që ajo ishte ndërprerë nga kryesuesja paraprake, Flora Brovina, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndërprerja erdhi për mungesë të kuorumit.
Brovina kishte ftuar PDK-në që të propozonte kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke mos i dhënë fillimisht këtë të drejtë koalicionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.
Një udhëheqje e tillë e seancës, bëri që fillimisht deputetët e partive tjera, përveç atyre të PDK-së, të largohen nga salla.
Nga ai moment, seanca ishte shpallur e ndërprerë dhe deputetët e PDK-së e kishin lëshuar Kuvendin.
Por, më pas në sallë janë kthyer partitë tjera politike, përveç PDK-së.
Fillimisht, seanca e rinisur u udhëhoq nga deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, e cila i dha më pas kryesimin deputetes më të vjetër në sallë, Milka Vuletiq, nga Lista Serbe.
Ajo lexoi emrin e Isa Mustafës si kandidat të koalicionin LDK, AAK dhe Nisma dhe e hodhi në votim.
Gjatë procedurës së votimit patën marrë pjesë 83 deputetë, prej të cilëve 65 votuan për Mustafën, kurse 18 abstenuan.
Kjo seancë ishte ndërprerë disa herë dhe ka sjellë situata tejet diskutabile rreth vazhdimit.
Edhe seanca e sotme pritet të përcillet me zhvillime interesante sa i përket interpretimi ligjor e kushtetues./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç