5 shenjat e horoskopit që mezi i shprehin ndjenjat dhe emocionet

01:41 | 26 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Zbuloni cilat janë shenjat që e kanë shumë të vështirë t’i shprehin emocionet që ndjejnë.

Ujori. Personat e kësaj shenje nuk janë shumë të ndjeshëm, nuk pëlqejnë të dëgjojnë rrëfimet e të tjerëve dhe nuk flasin për ndjenjat e tyre. Për ta është humbje kohe hapja ndaj të tjerëve sepse mendojnë se askush nuk mund t’i ndihmojë. Sipas Dritare.net, ujorët e kanë me të vërtetë të vështirë të kuptojnë pse duhet të flasësh për emocionet që përjeton.

Dashi. Personat e kësaj shenje janë spontanë dhe nuk kanë kohë për t’iu treguar të tjerëve çfarë ndiejnë. Ata preferojnë të përfitojnë sa më shumë nga jeta madje mund t’i mbajnë fshehur edhe emocionet. Për ta kjo gjë nuk është disfata më e madhe.

Shigjetari. Asgjë nuk duket se i prek personat e kësaj shenje dhe ata qëndrojnë përherë stoikë. Dramat dhe emocionimet ata i shohin si humbje kohe. Për ta është më të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të mos tregosh shumë për veten.

Luani. Personat e kësaj shenje janë si thikë me dy presa. Kur e kanë diçka shumë për zemër mund t’i shprehin ndjenjat, në të kundërt ata qëndrojnë indiferentë dhe të ftohtë.

Bricjapi. Para të tjerëve, personat e kësaj shenje duken sikur janë zemër gur, por në fakt ata thjesht mundohen ta fshehin ndjeshmërinë. Arsyeja? Ata kanë frikë se ashtu mund të kritikohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme