Edhe njëherë ato që presidenti Vuçiç thotë kur flet për Serbët nxjerrin bllof ato që Edi Rama nxjerr nga goja kur u drejtohet shqiptarëve. i vendosur përballë kritikave të ashpra se po ringjall Jugosllavinë, se i është bashkuar një plani të Beogradit prej të cilit përfiton vetëm ai, kryeministri shqiptar ka përdorur si alibi se ai mbështetet nga BE dhe SHBA.
Disa herë më radhe Rama ka përsëritur se mini Shengeni mbështetet nga Brukseli dhe Departamenti i shtetit. Por të paktën pjesën që i përket BE e ka hedhur poshtë presidenti serb. Ai ka dhënë të hënën në mbrëmje një intervistë të gjatë për televizionin “O2” ku ka theksuar se mini-Shengeni nuk kishte mbështetjen entuziaste të kryeqyetete europiane (përkthimi sipas tekstit të zbardhur nga Tanjug https://www.kurir.rs/vesti/politika/3381171/vucic-na-o2-nedostajalo-je-tri-dana-kampanje-da-skoro-postane-predsednik-hrvatske).
Dhe për të përforcuar këtë ide Vuçiç ka shtuar se “shumëkush në Europë nuk pëlqen që Ballkani të ndërtojë fatin e tij”, pra se kjo është një përpjekje e ballkanasve dhe jo një nismë e iniciuar nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Por, pavarësisht kësaj kundërvënieje me Europën, Vuçiç ka lavdëruar gjatë intervistës në o2 mikun e tij Edi Rama që ka demostruar një “kurajo të veçantë për mini Shengenin: ““Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Por kjo është politika e tyre. Rama, për nismën e Shengeni të vogël, ka treguar kurajë të rrallë,” tha ai gjatë intervistës duke përdorur kryeministrin shqiptar për të demaskuar qëndrimin që mban politika në Kosovë.
Me këtë qëndrim presidenti serb ka nxjerrë bllof së paku gjysmën e gënjeshtrës së Ramës se inisiativë e tyre e përbashkët, mbrohet nga BE./lapsi.al/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...