Ka dështuar marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së për bashkëqeverisje.
Këtë e bëri të ditur kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përmes një video, drejtuar qytetarëve të Kosovës, shkruan arbresh.info
Ndërsa njohësit e çështjeve politike në vend mendojnë se dështimi, erdhi si pasojë e mos besimit mes dy partive politike.
Analisti politik, Fatmir Sheholli, në një prononcim për arbresh.info tha se gabimi më i madh i këtyre dy subjekteve politike, ishte ekspozimi ndaj mediave dhe se këto dy parti nuk arritën që me diplomaci ti mbajnë negociatat mes vete.
Po ashtu ai mendon se faktori ndërkombëtarë nuk do të lejojë që edhe një herë të shkojmë në zgjedhje.
“Konsiderojë që tani e tutje “ topi”, i cili deri sonte ishte në tavolinën dialoguese në mes të VV dhe LDK, kalon në taborin eventual të një mundësie për krijimin e institucioneve ( kuvendin e qeverinë) me një gjithëpërfshirje të gjerë politike. Mendojë që faktori mik ndërkombëtare nuk do të lejojë që edhe një herë të shkojmë në zgjedhje, por të bejë përpjekje maksimale për mundësin e krijimit të institucioneve të Kosovës. Besojë që VV dhe LDK gabuan që ju ekspozuan pafundësisht mediave dhe nuk arritën që me diplomaci gjentelmenësh të mbajnë në muret e zyrave dialoguese negociatat e tyre. Nëse shkojmë në zgjedhje, mund të kemi rikonfigurim tjetër politike parazgjedhor, i cili mund të sjellë tjetër rezultat final zgjedhor”, tha Sheholli.
E nga kjo mosmarrëveshje LDK mund të pësoj shumë nga opinioni, i cili do ta shohë fajtore për këtë dështim.
Kështu thotë analisti, Bekim Kabashi, i cili përmendi edhe disa nga pikat të cilat e quan këtë marrëveshje drejtë dështimit.
“Dështimi i arritjes së marrëveshjes e para ka ardhur si pasoje e mosbesimit reciprok në mes të dy partive. Të dy partitë, përveç që janë ngurtësuar te posti i presidentit, i cili nuk do të mund të zgjidhet tani por më vonë, po insistojnë që ta kenë MPB’në. Pra, po bëhen bashkë edhe për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, por Kryeministri pretendon që nëse ajo ministri i lihet partnerit të koalicionit, do të pengohet t’i luftojë këto dy dukuri. Në anën tjetër, LDK nuk i beson kryeministrit të qeverisë së koalicionit, pasi frikësohen se ai do ta keqpërdor atë duke bërë një shtet policor. LDK rrezikohet të pësoj nga mosarritja e një marrëveshje koalicioni, pasi opinioni do ta shohë si fajtore më të madhe për këtë”, tha Kabashi.
Lexoni edhe: http://www.arbresh.info/lajmet/albin-kurti-tregon-pse-deshtoi-marreveshja-me-ldk-ne/
Ndërsa analisti tjerët politik, Shkodran Ramadani, thotë se e tëra kjo u bë vetëm për pushtet, dhe dy partitë duhet ta bartin fajin.
“Këto dy parti kanë gabuar dhe e bartin përgjegjësinë për shkak se kanë dështuar me i përmbushë pritshmëritë e qytetarëve. Kanë dështuar me i realizu premtimet e veta. Se kush e ka fajin këtu ka më pak rëndësi. Se qysh performojnë në zgjedhje është aftësi e tyre se si do të argumentohen përball qytetarëve të Kosovës. Këtu po shihet që në pyetje më shumë është pushteti”, tha Ramadani.
Kujtojmë se nesër do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit, ku për këtë Kurti ka njoftuar se në seancën do të shkojnë pa marrëveshje për Qeveri./arbresh.info
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...