Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar opinionin se negociatat me LDK-në për koalicion qeverisës kanë dështuar.
Kurti tha se nesër dy partitë do të shkojnë në kuvend pa një marrëveshje të arritur, shkruan arbresh.info
Kurti përmes një video në Facebook, ka bërë të ditur se mbrëmë e ka bërë edhe një ofertë të fundit për LDK-në.
Në këtë ofertë thuhet se VV-së, pasi që si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, e LDK-së nënkryetari i dytë, dy partitë le të bëjnë rokadën midis këtyre posteve.
“Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq Nënkryetarin e Dytë të Vetëvendosjes. Kësisoj, LDK e ka Kryeparlamentarin kurse Vetëvendosje dy nënkryetarë të Kuvendit”, bëjnë të ditur nga VV-ja.
Sa i përket cështjes së presidentit Kurti thë se ka kërkuar që kjo çështje të lihet për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insistojnë në këtë post, të ju shtohet një ministri e ajo të jetë MPB-ja.
“Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e ti saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...