“Me bllokadën për Ligjin për mbrojtje, Hristijan Mickoski dhe deputetët e tij e shkelin Kushtetutën dhe e rrezikojnë realizimin e ëndrrës sonë – anëtarësimi në NATO”.
Këtë sot në konferencë për shtyp e tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov. Ai tha se partia opozitare krijon rrezik për të provokuar veto të re nga Greqia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mickoskit dhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së ju pengon emri kushtetues Maqedonia e Veriut, kur shtetu duhet të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, por nuk ju pengon kur në Partinë Popullore Evropiane janë të regjistruar si parti nga Maqedonia e Veriut. Ju pengon emri kushtetues në shtëpi, ndërsa nuk ju pengon gjatë vizitave dhe takimeve zyrtare”, tha Kostadinov.
Ai ju bëri thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së të mbështesin Ligjin për mbrojtje, pasi siç tha, është tepër i rëndësishëm për shtetin.
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...