Që nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në Siri në vitin 2011, sulmet e regjimit sirian të Bashar al-Assadit dhe të Rusisë kanë vrarë pothuajse një mijë punonjës humanitarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një raporti të Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011 janë vrarë gjithsej 979 punonjës humanitarë, prej të cilëve 882 nga regjimi sirian dhe 97 nga Rusia.
Sipas raportit, regjimi i Assadit ka shënjestruar objektet dhe automjetet e punonjësve humanitarë 1.044 herë, ndërsa forcat ruse 403 herë.
Po ashtu mbi 3.800 punonjës humanitarë ende mbeten të ndaluar ose të zhdukur me forcë në duart e forcave të regjimit sirian.
Forcat e regjimit bombarduan qendrat e ndihmave për të parandaluar organizatat humanitare vendase dhe ndërkombëtare të ofrojnë shërbime mjekësore brenda zonave të rrethuara nga regjimi.
“Regjimi sirian ka tejkaluar tej mase nivelin e barbarisë duke u dalluar nga shumë regjime të tjera të dhunshme dhe diktatoriale”, thuhet në raportin e SNHR-së, ku theksohet se arrestimet dhe ndjekjet penale të punonjësve humanitarë, si dhe shënjestrimi i qëllimshëm dhe bombardimi i organizatave humanitare janë të zakonshme në ato zona.
SNHR thotë se të gjitha këta faktorë paraqesin një sfidë të rëndë për personelin humanitar të organizatave vendore dhe ndërkombëtare që aktualisht veprojnë.
Më tej, theksoi se forcat ruse më 30 shtator të vitit 2015 bombarduan me qëllim agjencinë e mbrojtjes civile “Helmetat e Bardha”.
Duke theksuar se Rusia po ashtu sulmoi kolonën e ndihmave humanitare në rrethin Urum al-Kubra në provincën veriperëndimore Halep më 19 shtator të vitit 2016, raporti i SNHR-së kritikoi Kombet e Bashkuara (OKB) për mos përfundimin e hetimit të saj.
Raporti po ashtu tha se sipas Konventës së Gjenevës, sulmi në Urum al-Kubra dhe sulmet e tjera ndaj punonjësve humanitarë përbëjnë krime lufte dhe është pjesë e obligimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të kërkuar llogari nga përgjegjësit.
Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues që nisi në vitin 2011 kur regjimi i Assadit u përplas me protestuesit pro-demokratik.
Qindra mijëra civilë janë vrarë ose janë shpërngulur në këtë konflikt, kryesisht nga sulmet ajrore të regjimit që shënjestrojnë zonat e mbajtura nga opozita.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...