Nënkryetari nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski tha se “Zoran Zaev e din shumë mirë se zgjedhjet për atë janë fundi i karrierës së tij politike, dhe pas kësaj vijon përgjegjësia”.
“Zoran Zaev nuk dëshiron të ballafaqohet me popullin. Dëshiron të ikë nga disfata dhe të anulojë ballafaqimin me përgjegjësinë e punës së tij”, tha Nikolloski i cili shtoi se gjatë qeverisjes së Zaev ka pasur zhvatje, kërcënime tregti me interesat nacionale, rrahje të qytetarëve dhe këtë populli nuk e lejon, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Nikolloskit, në Kuvend ka ligje që janë të papranueshme për partinë e tij dhe gjithashtu ka ligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, përkatësisht të modelit zgjedhur e që nuk ka pasur konsensus politik paraprakisht por edhe ligj ku ndryshohet emri i ushtrisë.
“Kontrabandimi dhe shtyrja e ligjeve pa debat në procedurë të shpejtë ka për qëllim që Zaev të krijojë krizë në shtet me qëllim që të anulohen zgjedhjet”, tha Nikolloski.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...