Google ADS

Shtyhet për një orë takimi i grupit parlamentar të VV-së

11:11 | 25 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Takimi i cili ishte paraparë të mbahet në ora 11:00 mes Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e kryesisë së kësaj partie është shtyrë.

Arbresh.info, mëson nga burimet brenda VV-së se ky takim i paraparë pritet të zhvillohet rreth orës 14:00.

Ndonëse nuk dihet se cilat do të jenë pikat e diskutimit, besohet se çështja kryesore do të jetë zhvillimet në takimet që kjo parti po i mbanë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë se nesër do të zhvillohet seanca konstituive, ndërsa VV e LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion.

Ngecjet janë bërë shkaku i postit të Presidentit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme