Elizabeth Hurley pozon tërësisht e zhveshur për Krishtlindje

09:48 | 25 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Elizabeth Hurley mori një pushim nga të gjithë për të postuar një fotografi paksa provokuese në Instagram përpara festës së Krishtlindjes.

Aktorja 54-vjeçare u zhvesh në të brendshme të zeza dhe me një xhaketë të zezë sipër, por që nuk kishte veshur asgjë tjetër nën të.

“Shtëpia zbukuruar, mysafirët kanë mbërritur, dollapët e mbushur me ushqim”, është përshkrimi që ia ka vënë kësaj fotografie.

E njëjta shquhet për paraqitjet atraktive dhe guximin për të shfaqur figurën trupore në rrjetet sociale, dhe fansat ishin më të ashpër për fotografinë e fundit të saj.

“Ju keni prezantuar darkën e Krishtlindjeve me këtë veshje? Të dua”, ishte komenti i fotografit amerikan, Sante D’Orazio.

Një tjetër komentues ka shkruar, “ju jeni femra më tërheqëse që kam parë”, me një varg komentesh pozitive tjera.

Herët këtë muaj, Hurley publikoi po ashtu një tjetër imazh seksi e veshur me një fustan të kuq, përmes të cilit parapriu festat e fundvitit.

“Unë kam veshur shumë të kuqe, por të kuqe kineze, aka Valentino të kuqe. Dhe është perfekte për Krishtlindje”, shkroi ajo.

Mes imazheve në mediat sociale, Hurley ka qenë tejet e zënë edhe me xhirimin e sezonit përfundimtar të “Marvel’s Runaways”, në të cilin ajo luan një magjistare të keqe. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme