Tottenham përgatit ofertën e parë për yllin e Realit

08:17 | 25 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourino dëshiron ribashkimin me mbrojtësin e Real Madrid, Raphael Varane pasi kërkon përforcimin e mbrojtjes.

Klubi londinez ka fituar disa ndeshje, por ka dështuar të mposhtë klubet e mëdha, transmeton portali arbresh.info.

Mourinho në tetë ndeshjet e para i ka fituar pesë nga to pasi është mposhtur nga Bayern Munich, Manchester United dhe Chelsea, këto dy të fundit se bashku me Tottenham janë duke garuar për pozitën e katër në tabelë.

Shkak i kësaj, tekniku portugez dëshiron lojtarë të rinj dhe sipas Eldesmarque, Varane është synimi kryesor.

Francezi ishte në formë të mirë nën urdhrat e Mourinhos dhe u cilësua si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Tottenham është i gatshëm të paguajë 69 milionë euro për Varane, mirëpo vlera e tij është 80 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme