Ligjëruesi i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Paçarizi, në DPT te Fidani në T7, ka thënë se nuk ka harmonizim në mes të Lëvizjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, andaj edhe nuk po arritët koalicioni.
“Harmonizimi i programeve ka ndodhur për ngut. Kanë thënë se kemi bë një punë të madhe duke hartuar një program tridhjete faqesh. Sikur të ishte bë një program i mirë, nuk do të kishte probleme kush do ta merrte ministrinë e brendshme”, ka është shprehur Paçarizi në T7.
“Nuk ka pasur harmonizim qysh po pretendojnë këta”.
Tutje, ai thotë se votuesit e VV’së do të dëshpërohen pavarësisht nëse do të ketë apo jo qeverisje.
“Një masë e konsiderueshme që kanë votuar për VV’në janë një moshë e re dhe ata do të dëshpërohen pavarësisht nëse do të ketë apo nuk do të ketë qeverisje”, shtoi Paçarizi.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë