Mbahet Mesha solemne e Krishtlindjeve në Prishtinë

00:07 | 25 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë ka filluar të mbahet mesha solemne e Krishtlindjeve, e cila po udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Në mesazhin e Krishtlindjeve Imzot Dodë Gjergji ka uruar që çdo besimtarë dhe çdo person të jetë bartës i dashurisë dhe i paqes.

“Jetoni shenjtërisht dhe përpiquni të jeni bartës të dashurisë dhe të gjithë ata që na bashkohen çdo vit, të jenë bartës të kësaj paqe. Uroj që edhe ne edhe secili prej nesh të ketë në këto ditë paqe dhe dashuri, mirëkuptim, hare, gëzim, dhe lumturi në familje. Për shumë mot, urime edhe viti i ri”, tha ai.

Kurse sot rreth orës 18:00 është bërë pritja solemne ë Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales ‘’Shën Nënë Tereza’’ ku Ipeshkvi i Kosovës në mesazhin e tij gjatë ceremonisë ka uruar që paqja dhe dashuria të lulëzojë gjithkund në vendin tonë.

“Nëse vërtetë hymë në misterin e ngjarjes së zotit në histori, dhe lejojmë që kjo ngjarje të ndodhë në jetët tona, atëherë do të arrimë të jemi njerëzit më të mirë, më të devotshëm, më të urta dhe më të butë me njëri tjetrin. Edhe po ta arrimë këtë nëpërmjet asaj dhurate që na jep feja, do ta afronim njëri tjetrin më afër. Ne që të gjithë sot kremtojmë së bashku, duhet të jemi frymë e paqes dhe dashurisë”, tha Ipeshkvi i Kosovës

Ndërsa nesër vazhdon mbajtja e meshës në Kateadrale, teksa duhet theksuar faktin se Krishtlindjet janë ndër kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Krishtlindjet kremtohen dhe festohen çdo natë me 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht dhe pas Pashkëve renditet si festa më e rëndësishëm për të krishterët./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/462749551102074/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme