Iniciativa rajonale e Mini-Shengenit, ku Kosova po refuzon të marrë pjesë, nuk është një iniciativë e re.
Në fakt, një iniciativë e tillë ishte propozuar në vitin 2010 në kuadër të mini-samitit të tretë ballkanik të mbajtur në Prevallë të Prizrenit – takim që ishte thirrur nga presidenti i atëhershëm i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Liderët e katër vendeve të rajonit – presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ai i Shqipërisë Bamir Topi, i Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe ai i Maqedonisë Gjorge Ivanov – kishin shprehur gatishmërinë e tyre për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik.
Pas takimit të 26 qershorit të vitit 2010, katër presidentët ishin zotuar për bashkëpunim dhe raporte të mira ndërfqinjësore.
Nikoqiri i takimit, presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, kishte thënë se temë bosht ishte liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në këtë pjesë të Europës duke e ripërsëritur kërkesën e tij për një Mini-Shengen Ballkanik.
“Sot mund të themi se jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi thënë më herët, të një Mini-Shengeni Ballkanik, apo të Europës Juglindore për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese për plan më të gjerë”, kishte deklaruar ai.
Klikoni KËTU për t’u informuar më shumë rreth këtij samiti në vitin 2010 ku edhe ka lindur ideja e Mini-Shengenit Ballkanik, që është riaktualizuar sërish.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...