Kuvendi komunal i Istogut do të organizojë disa aktivitete në nderë të policit të rënë në krye të detyrës, Izet Demaj.
Në vendin ku ra në krye të detyrës zyrtari policor, afër bankës NLB, pikërisht në orën 15:47 do të zbulohet pllaka përkujtimore.
Izet Demaj u vra nga një grabitës banke me datën 27 dhjetor të vitit 2018. Demaj kishte shkuar i vetëm që të ndalte një grabitje në bankën NLB të qytetit të Istogut. Efektivë të tjerë policorë qëlluan për vdekje grabitësin derisa ai po shtinte përmbi ta.
Ky është njoftimi i plotë nga familja Demaj:
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë të Komunës së Istogut dhe më gjerë.
Ju njoftojmë se nën patronatin e Policisë së Kosovës dhe Kuvendit Komunal në Istog në një vjetorin e vrasjes së Heroit Izet Demaj me 27 Dhjetor 2019, e Premtë do të organizohen disa aktivitete.
Në ora 9:00 nga Vrella do të bëhet nisja për në Koshare për homazhe.
Në ora 14:30 do të organizohet Akademi përkujtimore në sallën e pallatit të kulturës Adem Jashari në Istog.
Në ora 15:47 do të zbulohet pllaka përkujtimore në rrugën Fadil Ferati, afër bankës NLB, në vendin ku Izeti ra heroikisht.
Pjesmarrja juaj na nderon.
Me shumë respekt familja Demaj!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...