Google ADS

Vetëvendosje sot do të nënshkruante marrëveshjen sikur LDK-ja të pranonte këtë kusht

14:46 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përafruar qëndrimet në 70 për qind të pikave të marrëveshjes.

Në takimin e ardhshëm që do të mbahet mes Albin Kurtit e Isa Mustafës pritet të dakordohen përfundimisht në lidhje me diskutimet për formimin e qeverisë.

“Vetëm ka me u kërku që nëse LDK-ja nuk arrinë me e siguru kuorumin për President, me qenë mundësia edhe për President konsensual që e voton edhe opozita”, thonë burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje për arbresh.info.

Pozita e Presidentit po mbanë pezull dakordimin për formimin e një qeverie që do të votohej pas konstituimit të Legjislaturës së shtatë, më 26 dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme