Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, përmes një postimi në facebook ka uruar të gjithë qytetarët që sonte festojnë Krishtlindjet.
“Miq të krishterë, gëzuar! Sot në mbrëmje shumë kisha në të gjithë botën do të mbajnë meshën për lindjen e Krishtit, shumë urime do të shkëmbehen, e fëmijët do të marrin dhurata. Mes tyre edhe bashkëkombasit tanë katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë shqiptarë, në Ballkan apo diasporë”, shkruan Kurti.
“Po ashtu, shumë prej popujve miq, një pjesë e të cilëve ndihmuan ushtarakisht e financiarisht Kosovën të çlirohet e të ecë përpara, sot në mbrëmje festojnë. Ne shqiptarët festat i festojmë bashkë, andaj miq të dashur të krishterë, mos harroni ta ruani një ëmbëlsirë të vogël edhe për ne. U uroj një festë sa më të lumtur, pa lënë mënjanë mesazhin e solidaritetit dhe ndihmës për të varfrit e të diskriminuarit. Si çdo fe e madhe, Krishtërimi ia përkujton njeriut kufijtë e individualizmit dhe të metat e egoizmit, dhe e drejton atë kah e mbara: puna e përkujdesja për tjetrin, për bashkësinë, familjen, fqinjin, bashkëqytetarët, bashkëkombasit, dhe mbarë njerëzimin. Gëzuar Krishtlindjen!”, përfundon Kurti.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...