Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kanosjen që i është bërë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 11:15.
“Rr.’UÇK-së’, Prishtinë 23.12.2019-11:15. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka hyrë në objekt dhe duke e ofenduar verbalisht ka kërkuar takim me Kryetarin e Komunës. Dyshohet se një ditë më parë përmes mesazhit telefonik kishte kanosur të njëjtin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.
“Inteligjenca Artificiale, fati apo fundi i njerëzimit”...
Kurti kërkon që Kosovës t’i jepet statuti i kandidatit për B...
E ardhmja te City në dyshim, Haaland tanimë ka vendosur ku d...
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normali...
Vetëvendosje nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për...
Arrestohen dy persona për veprën penale “Vrasje nё Tentativё...