Google ADS

Autobusi bie në përroskë, 25 të vdekur

08:35 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Të paktën 25 persona kanë vdekur, kurse 13 të tjerë janë lënduar si pasojë e rënies së autobusit në një përroskë dhe në lum në Indonezi.

Rreth 37 pasagjerë, plus një shofer, ishin në bordin e autobusit në Sumatrën Jugore kur ra nga rreth 100 metra lartësi, transmeton portali arbresh.info.

Autoritetet kanë dislokuar 120 punëtorë shpëtimi për të ndihmuar të mbijetuarit dhe marrjen e të vdekurve.

Shkaku i aksidentit po hetohet.

Autobusi u largua nga qyteti Bengkulu, në ishullin Sumatra, më herët të hënën.

Aksidenti ka ndodhur në zonën Liku Lematang rreth orës 23:15 me kohën lokale (16:15 GMT).

Shefi i policisë së Pagar Alam, Dolly Gumara tha se policia aktualisht “po i jepte përparësi” evakuimit të të mbijetuarve.

Rrugët rreth vendit të aksidentit janë mbyllur dhe policia thotë se ka lëshuar paralajmërime për shoferët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme