Prej 1 janarit 2020 Kroacia merr presidencën e BE’së

00:09 | 24 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Kroacia në 1 janar 2020 merr presidencën e radhës së BE-së duke pasuar Finlandën. Gjashtë muaj kryesim për secilin vend anëtar që ofron shansin të prezantohet si organizator i mirë dhe të prezantojë apo të japë drejtimin për temat e ndërlikuara të bllokut.

Por çfarë do të thotë kjo për Ballkanin Perëndimor? Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliæ Radman ka marrë përsipër të angazhohet për afrimin e rajonin në BE. Ai do ta verë në lëvizje Francën, që të heqë dorë nga vetoja, me të cilën ka bllokuar zgjerimin e BE-së me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thotë DË.

Kjo veto e papritur e Parisit në vjeshtë ishte një shok diplomatik për Gjermaninë, BE-në dhe për Kroacinë. „Por edhe një shok i tillë mund të jetë i dobishëm”, tha ministri i Jashtëm Radman në portalin e internetit Euractiv.

“Kjo ndoshta ndihmon paksa, që ne të fokusohemi dhe të procedojmë me seriozitet, kur është fjala për vendime konkrete. Ne përpiqemi të forcojmë vetëdijen se sa i rëndësishëm është zgjerimi edhe për BE-në e jo vetëm për vendet fqinjë.”

Kroacia do të angazhohet si ndërmjetësuese e ndershme, u shpreh kreu i saj I diplomacisë. Pika kulmore e presidencës kroate do të jetë samiti i zgjerimit më 6 dhe 7 maj në Zagreb, në të cilin duhet të skicohet rruga për daljen nga qorrsokaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme