Eksperti ndërkombëtar për terrorizmin Adrian Shtuni i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se shqiptarët që janë sot në Siri duhen riatdhesuar sa më shpejt.
Shtuni deklaroi se shqiptarët duhet që të riatdhesohen, përpara se të radikalizohen akoma më shumë.
“Mendoj se duheshin rezultate më konkrete. Sa më tepër që do të rrinë ata në kampin e Al Holit, aq më tepër do të radikalizohen, aq më tepër ta mbledhin qelbin e ideologjisë, më keq është. Edhe ata që mbahen në burgjet e kurdëve, s’po them se është mirë, edhe ata janë njerëz. Nuk mund të them dot nëse është gjëja e duhur apo jo. Por, vendimi është politik.
Duhet riatdhesimi sa më shpejt, sepse ata do të mbledhin më tepër nga ideologjia e terrorit. Ka njerëz që janë të bindur në ideologjinë ekstremiste dhe ka njerëz të gënjyer. Unë mendoj se fëmijët duhet të merren gradualisht e mos të lihen aty. Patjetër që janë viktima, por janë viktima, që mund të jenë radikalizuar, qoftë nga traum që kanë pësuar”, tha Shtuni.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...