Google ADS

Pas reagimit të Adelinës, arsyetohet Alketa, fajin ia hedh jurisë

23:09 | 23 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Alketa Vejsiu nuk ka rreshtur se kritikuari gjatë tërë ditës festivalin e 58-të të këngës në RTSH, e ku në fokus e ka pasur jurinë e këtij festivali

Prezantuesja shqiptare, e cila mbrëmë u kritikua aq shumë saqë shumë komentues nëpër rrjete sociale e quajtën si një festival të saj ka thënë sot se “ishte juria shqiptare ajo që e eliminoi nga gara Elvana Gjatën”.

Por, reagimet ishin të mëdha dhe para pesë orëve, Adelina Ismaili e ka goditur ashpër Aleketën, duke e kritikuar atë në anën e “mafisë” e jo “artit”.

Pas pesë ore ka ardhur reagimi i Alketës, e cila është munduar të arsyetohet në një koment të saj se ajo ishte kundër vlerësimit të jurisë shqiptare, pasi që, sipas saj, “juria ndërkombëtare kishte votuar për Elvanën”.

“Diskutimi nuk duhet të përqendrohej vetëm tek dy pretendentet kryesore, por tek juria dhe sistemi votimit!”, ka qenë përsëri komenti i Alketës.

Madje, prezantuesja ka guxuar ta marrë rolin e jurisë duket thënë se Eli Fara është dashur të kalojë në finale.

“Veçanërisht @elifaramari dhe @stresi qe s’duhet të mungonin në finale!”.

Ajo prapë ka insistuar se në vend që të flitet për dy pretendentet kryesore në këtë festival, debati duhet të ishte fokusuar në jurinë, duke aluduar kështu në aspektin e gjykimit profesional te jurisë.

“Sot i gjithë diskutimi i ditës është përqendruar tek dy pretendentet, kur ne fakt duhet te ishte tek juria! Ndjej detyrimin e madh moral që atë që nuk e thashë dot në skene deri në fund të garës për secilin nga ju për t’ju trajtuar barazisht t’jua them këtu! Faleminderit shumë që ishit me skuadrën e këtij produksioni këtë vit! Keni qene të jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Alketa.

Më parë, Alketa kishte shkuar me anë të një postimi në Facebook duke e mbrojtur shoqen e saj Elvanën dhe duke kritikuar jurinë dhe gjykuar ata në aspektin profesional.

https://www.instagram.com/p/B6bZzt0nqFE/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme