Mori fund! Alketa Vejsiu i jep goditjen finale miqësisë me Arilenën

22:08 | 23 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Ditën e sotme moderatorja Alketa Vejsiu bëri një status në profilin e saj të Instagramit, në të cilin i kërkonte falje publikisht Elvana Gjatës që nuk mundi t’i jepte dot zë, zërit të publikut si dhe shprehu gjithë vlerësimin për performancën e saj duke e konsideruar ‘Me tana’ si këngën për të cilën ka nevojë Eurovisioni.

Veprimi i saj nuk u prit mirë nga fituesja e ‘Festivalit të Këngës’, Arilena Ara e cila vendosi të mos e ndjekë më moderatoren në rrjetet sociale.

Pasi Arilena e hoqi nga Instagrami, Alketa Vejsiu ka reaguar. Ajo ka bërë të njëjtën gjë si këngëtarja, duke e fshirë nga lista e saj e miqve dhe duke i dhënë goditjen finale miqësisë së tyre. Kujtojmë se Arilena ka qenë te ‘Gjeniu i vogël’, te ‘X Factor’, të drejtuar po nga Alketa Vejsiu, nga ku Arilena u njoh për vokalin e saj unik dhe mori fame, duke pasur gjithmonë mbëshetjen e moderatores, që mesa duket tani nuk e ka më.

Para pak minutash, Alketa ka reaguar dhe me një tjetër postim. ‘Festivali i Këngës’ ka krijuar një ‘zhurmë’ të madhe, disa janë dakort me fituesen e disa të tjerë jo.

Për këtë moderatorja e ka një përgjigje: “Ne fund te te gjithave Bota do vazhdoje te rrotullohet perseri edhe pas ketij Festivali! Faleminderit te gjitheve!”, shkruan ajo krahas një fotoje të publikuar./lajmi.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme