Arian Çani ka një mesazh për fituesen e festivalit të 58 të këngës dhe Vera Grabockën

21:04 | 23 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Gazetari Arian Çani ka komentuar fituesen e Festivalit të 58-të të Këngës.

Çani vlerëson këngëtaren Arilena Ara, e cila rrëmbeu vendin e parë, me një diferencë të vogël pikësh dhe thotë se producentja, Vera Grabocka “shpëtoi fytyrën”, pasi nuk e mori çmimin “ajo tjetra”, duke iu referuar Elvana Gjatës.

“Mora vesh që fituese u shpall Arilena. Bravo. Te paktën Grabua e shpëtojë fytyrën. Se ndryshe do ishte skandal. Bravo Arilena. Super këngëtare. Shyqyr që s’e mori ajo tjetra se do ishte turp i madh. Grabua u tregua e kujdesshme dhe anulloi fituesen që përflitej me kohë”, shkruan Çani në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme