Hanukkah, festivali hebraik i dritave dhe i përkushtimit kremtohet në kryeqytet

15:47 | 23 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Mbrëmjen e të dielës, në orën 18:00 u zhvillua festivali i dritave për festën hebraike “Hanukka”.

Ndezja e dritës së parë të Menora (shandanit), u bë nën drejtimin e Kryerubinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan.

Hanukka, festohet në përkujtim të fitores se kryengritësve të lashtë izraelitë mbi ushtrinë greko-siriane dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem.

Fjala “Hanukkah” do të thotë “Përkushtim”.

Ky festival fillon në datën 22 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 30 dhjetor.

Shqipëria është një vend me marredhënie të posaçme me komunitetin izraelit dhe celebrimi i kësaj dite, shikohet me kuriozitet dhe simpati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme