Google ADS

Thaçi merr urime nga Steinmeieri, Pahori, Grabar-Kitaroviqi, Nauseda dhe Merkeli

14:48 | 23 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit.

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, si edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e kanë uruar presidentin Thaçi për festat e fundvitit.

“Ju dëshiroj Juve dhe qytetarëve tuaj një sezon të kënaqshëm festiv, si edhe plot lumturi, paqe dhe shëndet për vitin 2020”, thuhet në urimin e presidentit Steinmeier.

Ndërsa, në urimin e saj, kancelarja Angela Merkel ka uruar ditë të qeta dhe të gëzueshme për festën e Kërshëndellave, si dhe shëndet, energji dhe besim për Vitin e Ri.

“Uroj që viti 2020 të jetë një vit me të arritura dhe përplot paqe për ne të gjithë”, ka shkruar ndër të tjera kancelarja Merkel.

Presidenti Thaçi ka pranuar urime edhe nga homologu i tij slloven Borut Pahor, si dhe presidentja aktuale e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Edhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, i ka dërguar urim presidentit Thaçi, duke uruar gjitha të mirat për festat e fundvitit.

Presidenti i Kosovës ka pranuar edhe urime të tjera nga përfaqësues të shteteve të ndryshme, në të cilat urohet populli i Kosovës për festat e fundvitit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme