Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se demokratët po shkelin kushtetutën për shkak se nuk i dërgojnë në Senat nenet për shkarkim që u miratuan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump gjatë një aktiviteti në Florida ka reaguar ashpër ndaj faktit që ende në Senat nuk janë dërguar nenet për shkarkimin e tij pavarësisht se ato janë miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai ka mbrojtur idenë e tij duke thënë se “Kjo situatë është e padrejtë. Pelosi po ndjek një rrugë të tillë për shkak se nuk posedon ndonjë ‘material serioz'”.
Pasi e ka cilësuar si “Nancy e çmendur”, Trump tha se “Demokratët po shkelin kushtetutën duke mos dërguar në Senat nenet e shkarkimit”.
– “Kauza e demokratëve ka vdekur”
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Trump tha: “E çmendura Nancy, me mashtrimet për shkarkim që kanë demokratët po përpiqet të diktojë rregullat në Senat. Por, ata injoruan të gjithë procesin gjyqësor duke mos lejuar asnjë avokat ose dëshmitar në Dhomën e Përfaqësuesve nën kontrollin e demokratëve”.
“Demokratët duan që çdo gjë të mbarojë. Kauza e demokratëve ka vdekur. Rezultatet e anketimit janë shumë të këqija”, theksoi Trump.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...