Roger Lees që ndihmoi në ndihmoi që veteranët të ribashkohen, kishte menduar se do të jetë një takim interesant nëse ata shohin edhe një herë njëri-tjetrin në një aheng të organizuar nga veteranët. Telegrafi/
Dy veteranë të ushtrisë janë ribashkuar pas 60 viteve, gjatë një ahengu të organizuar në prag të festës së Krishtlindjeve.
John Stacey, 83-vjeç që vuan nga Alzhajmeri dhe John Halloran, 81-vjeç, nuk ishin parë që kur shërbyen në regjimentin e njëjtë të ushtrisë britanike në vitin 1959, transmeton Telegrafi.
Dyshja ishin dërguar me mision në Qipro, por këta shokë të ngushtë humbën kontaktin pas një kohe të shkurtër pavarësisht faktit se që të dy u rikthyen në shtëpitë e tyre në Cardiff. Por, ribashkimi i tyre është përshkruar si “dhuratë e hershme e Krishtlindjeve.
Stacey që gjashtë vite më parë u diagnostifikuar me Alzhajmer, kishte shkuar në nja aheng të organizuar për veteranët që vuajnë nga demenca dhe mbeti i habitur kur para syve i kaloi miku me të cilin i kishte humbur kontaktet.
Halloran fillimisht kishte pyetur një burrë jashtë objektit se çfarë po ndodhte brenda lokalit të ushtrisë në Whitchurch, dhe aty bisedoi me të edhe për kohën kur kishte shërbyer në ushtri dhe kohën që e kishte kaluar në Kyrenia të Qipros gjatë viteve të 50-ta.
Roger Lees që ndihmoi në ndihmoi që veteranët të ribashkohen, kishte menduar se do të jetë një takim interesant nëse ata shohin edhe një herë njëri-tjetrin në një aheng të organizuar nga veteranët. Telegrafi/
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...