Google ADS

Elvana e zhgënjyer nuk e uron Arilenën për fitoren

12:23 | 23 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Elvana Gjata është larguar e zhgënjyer nga Festivali i RTSH-së. Këngëtares ia rrëmbeu fronin Arilena Ara, duke e kaluar atë në vend të dytë.

Zhgënjimi në sytë e saj u shfaq që në momentin kur emri i Elvanës u thirr si fituese e vendit të dytë, duke kërkuar nga prezantuesit t’ia konfirmojnë për herë të dytë.

Ajo raportohet të mos i ketë dorën fitueses së festivalit, Arilenës dhe nuk mori pjesë në emisionin post-festival.

E pyetur nëse ia dha dorën Elvana pasi u shpall fituese, Arilena tha se në atë moment iu errën sytë dhe se nuk ka takuar akoma as mamin e saj.

 

View this post on Instagram

 

@arilenaaraa triumfon! Fiton Festivalin e 58-të të Këngës! Urime ❤️

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Ndërsa shtoi se e vlerëson jashtë mase Elvanën dhe se ka respekt për të.

“Akoma nuk kam takuar mamin tim. Në atë moment të erren sytë, nuk e di as kë takon, as kë duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur për të gjithë kolegët e mi”, tha ajo.

Kujtojmë se kënga e Elvana Gjatës, “Me Tana”, është vlerësuar nga shumë si kënga më e mirë e festivalit, dhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Nga publikimi në Youtube i këngëve zyrtare pjesëmarrëse në festival (9 dhjetor), “Me tana” ka mbi 3.5 milionë shikime, në krahasim me këngën e Arilenës “Shaj” që ka mbledhur “vetëm” pak mbi 700 mijë shikime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme