Milani u turpërua sot duke u mposhtur 5:0 nga Atalanta në kuadër të ligës italiane.
Për kuqezinjtë kjo ishte humbje më e thellë në 21 vitet e fundit.
Kjo paraqitje e dobët e gjigantit italian e ka nervozuar edhe komentatorin e njohur italian dhe tifozin e madh të Milanit, Tiziano Crudeli.
Pas pësimit të golit të pestë, Crudeli “shpërtheu” në fjalë të ashpra kundër lojtarëve dhe stafit duke u bërë thirrje të kërkojnë falje për këtë paraqitje të turpshme.
“T’iu vijë turp, t’iu vijë turp, t’iu vijë turp. Kërkoni falje. Një ekip mund të humbasë, por jo në këtë mënyrë. Kjo nuk është parë ndonjëherë. Duhet të keni minimumin e krenarisë”, fliste i prekur Crudeli.
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt