Google ADS

Lazio mposhtë Juventusin, fiton Superkupën e Italisë

19:43 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Lazio ka fituar Superkupën e Italisë pasi mposhti Juventusin me rezultat 3 – 1.

Shifrat i zhbllokoi Alberto në minutën e 16-të ndërsa Dybala barazoi rezultatin në minutën e 45-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishin mysafirët që gjetën rrugën drejt golit në minutën e 73-të përmes Lulic, kurse Cataldi në minutat shtesë të pjesës së dytë shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë (90+4).

Kjo është hera e katër për Lazion që fiton Superkupën e Italisë, ndërsa “Zonja e Vjetër” trofeun në fjalë e ka fituar tetë herë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme