Google ADS

Chelsea i fortë për Tottenham, nxënësi mposhtë mësuesin

19:28 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Chelsea ka mposhtur Tottenham me rezultat 2 – 0 në kuadër të javës së 18-të në Premierë Ligë.

Ishte Willain që shënoi dy herë në pjesën e parë duke bërë që “Blutë” të kthehen në ‘shtëpi’ me tri pikë, transmeton portali arbresh.info.

Golin e parë braziliani e shënoi në minutën e 12-të ndërsa të dytin personal e shënoi në minutat shtesë të pjesës së dytë nga pika e bardhë (45+4).

Gjërat u bënë edhe me të vështira për Spurs pasi në minutën e 62-të, Son Heung-Min u ndëshkua me karton të kuq për shkak të sjelljes josportive.

Pas kësaj fitore, Chelsea mbetet në vendin e katër me 32 pikë, ndërsa Tottenham renditët në vendin e shtatë me 26 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme