Ja disa mënyra natyrale si të largoni simptomat e gripit

19:08 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Sezoni i gripit fillon në tetor dhe mbaron në maj, duke i bërë të gjithë këto muaj një sfidë të vërtetë për tu përballuar.

Kjo gjendje shkaktohet nga viruse të ndryshme që futen brenda organizmit e për të cilat ende nuk ka një kurë të menjëhershme.

Kur trupi sulmohet nga këto baktere të këqija duhet të presësh derisa gripi të kalojë përgjatë ditëve.

Konsultat me mjekun dhe medikamentet janë patjetër një domosdoshmëri, por edhe kujdesi personal është i nevojshëm.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si të përshpejtoni largimin e simptomave të gripit në shumë pak kohë.

Ndiqni ato farë shkurt më poshtë dhe vërini në prkatikë menjëherë nëse jeni me grip.

Konsumimi i lëngjeve

Kjo është një nga këshillat e para që edhe mjekët japing.

Pini shumë ujë dhe lëngje, pasi trupi ka nevojë të hidratohet dhe të qëndrojë i balacuar.

Kjo pasi kur jeni me grip, trupi djersin nga temperature, mund të përjetoni diarre dhe të mbeteni pa kuptuar të dehidratuar e me simptoma të rënduara.

Stomaku, goja dhe të gjithë rrugët e frymëmarrjes kanë nevojë për ujë dhe lëngje që të funksionojnë më mirë në periudhat e gripit.

Pra që të kaloni shpejt gripin e padëshiruar konsumoni shumë ujë, çajra bimorë, supë, lëng mishi, lëngje frutash apo fruta e perime me përmbajtje të lartë uji.

Pushoni

Është e rëndësishme që të mos e sforconi trupin tuaj nëse jeni prekur nga gripi.

Merrni kohën e duhur për tu kujdesur për veten dhe pushoni sa më shumë, duke evituar qëndrimin në ambiente të hapura për një kohë të gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme