Europa e “mbërthyer” nga stuhia, raportohet për 10 të vdekur

18:40 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Moti i keq, me stuhi të forta dhe reshje shiu, ka “mbërthyer” së fundmi Evropën duke shkaktuar për pasojë 10 viktima.

Stuhia “Elsa” shkaktoi daljen nga shtrati të lumenjve, rrëzoi shtyllat e tensionit si dhe ndërpreu linjat hekurudhore dhe ajrore në rajon.

6 viktima janë shënuar në Spanjë, 2 në Portugali dhe 2 në Itali, vende në të cilat ka pasur përmbytje dhe anulime fluturimesh.

Moti i keq i mori jetën në qendër të Madridit një 32-vjeçareje koreno-jugore. Ndërkohë në Granada rrjedha e lumit mori me vete një automjet e për pasojë humbi jetën në burrë.

Një 68-vjeçar humbi jetën në Holandë, ku pas një shëtitje u gjet i mbytur. Tanimë stuhia “Elsa” është zhvendosur drejt Britanisë së Madhe, ndërsa ka mbërritur stuhia “Fabien” ku era arrin shpejtësinë 170 kilometra në orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme