Reshjet intensive të shiut kanë risjellë kaosin në Tiranë, por kësaj here jo vetëm në trafikun e tejrënduar të kryeqytetit.
Shiu dhe moti i keq kanë bërë që një sërë zonash të kryeqytetit të përmbyten, teksa këtë të dielë edhe lumi i Lanës ka rrezikuar seriozisht të dalë nga shtrati.
Pamjet e mëposhtme tregojnë gjendjen e lumit të Lanës në afërsi të njërës prej dalje-hyrjeve në qytet (pallati me shigjeta).
Pamjet janë përcjellë nga ish deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili shkruan se fatkeqësisht Tirana nuk përmbytet nga reshjet, por nga vjedhjet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
“TIRANËN NUK E PËRMBYT SHIU POR VJEDHJET E RAMËS DHE VELIAJT
Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe lavatriçja drogës €rion Veliaj bën sehir.
Pse ndodh kjo është e thjesht. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përmbyt Tiranës në pak minuta shi.
Shqipëria ska as qeveri dhe as bashki.
Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit.
Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përmbytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën.“-shkruan demokrati.
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...