Google ADS

“Kundërshtimet ndaj Mini-Shengenit, deklarata populiste”

13:36 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kundërshtimi i idesë së Mini-Shengenit më shumë janë deklarata populiste sesa analizë e mirëfilltë e idesë, thotë Xhavit Nura.

Mbajtja e takimit të tretë të vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor në Tiranë është kritikuar me të madhe nga politika vendore e ajo e opozitës në Tiranë.

Madje u tha edhe se Shqipëria  këtë iniciativë po punon kundër interesave të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

E analisti Xhavit Nura mendon pikërisht një mendim i tillë është shumë i dëmshëm për besimin e ndërsjellë Kosovë-Shqipëri.

Tutje ai mendon që nuk do të thotë që çdo iniciativë bashkëpunimi me ekonomitë më të mëdha të refuzohet.

Shkrimi i plotë:

Të gjithë liderët në Kosovë po shprehen kundër idesë për Mini-Shengenin Ballkanik. Në fakt, më tepër duken si deklarata populiste sesa një analizë e mirëfilltë e kësaj iniciative. Albin Kurti është ende në entuziazmin e fitores dhe nuk po dëshiron të akceptojë një inicativë me disa pikëpyetje. Thjeshtë nuk po i ngutet. Hashim Thaçit pas gjithë atyre marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë po i nevojitet pak populizëm, veçanërisht për të mbetur në skenë pasi është drejt përfundimit të mandatit si president. LDK-ja po niset prej principit se një iniciativë e socialistëve në Tiranë në raport me Serbinë duhet të shihet në start si e keqe. Për më tepër ky qëndrim tumiret nga elektorati i tyre.

Në fakt të mendosh se Shqipëria po punon kundër interesave të Kosovës është shumë e dëmshme për besimin tonë të ndërsjelltë. Edhe fakti pse jemi ekonomi e vogël nuk do të thotë që të refuzojmë çdo iniciativë bashkëpunimi me shtetet me ekonomi më të madhe.

Ndryshe ne mund ta refuzojmë këtë iniciativë si Kosovë, por nuk kemi të drejtë ta mësojmë lidershipin në Tiranë sesi të veprojë atje me shtetin e vet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme