Sekretari amerikan i Shtetit shprehu kundërshtim ndaj hetimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për pretendimet e krimeve izraelite të kryera në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Me vendosmëri kundërshtojmë këtë dhe çdo veprim tjetër që ka për qëllim ta synojë padrejtësisht Izraelin”, tha Mike Pompeo në një deklaratë zyrtare.
“Duke ndërmarrë këtë veprim, prokurorja shprehimisht pranoi se ka pyetje serioze juridike në lidhje me kompetencat e gjykatës për të vazhduar me hetimet”, shtoi ai.
Kryediplomati amerikan gjithashtu tha se Uashingtoni nuk beson se palestinezët mund të kualifikohen si një “shtet sovran”, prandaj nuk është e mundur “të ketë anëtarësim të plotë, ose të marrë pjesë si shtet në organizata, subjekte ose konferenca ndërkombëtare, përfshirë GJNP-në”.
“Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të vendosura dhe të përkushtuara vazhdimisht për të arritur paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme midis Izraelit dhe palestinezëve. E vetmja rrugë reale përpara për t’i dhënë fund këtij konflikti është përmes negociatave të drejtpërdrejta”, përfundoi ai.
GJNP më 16 janar 2015 kishte hapur një hetim paraprak mbi pretendimet e krimeve të luftës të kryera nga Izraeli në Palestinë.
“Jam i kënaqur që ekziston një bazë e arsyeshme për të vazhduar me një hetim mbi situatën në Palestinë”, tha kryeprokurorja e GJNP-së Fatou Bensouda në një deklaratë të premten.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh